Sot, më datën 5 Maj, në ditën e dëshmorëve të Atdheut u përkujtuan, ashtu sikurse çdo vit, të rënët për liri. Sot, pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” erdhën për të bërë homazhe në nderim të tyre Personalitetet më të Larta të Shtetit shqiptar; Presidenti i Republikës, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri si dhe veteranë të Lëvizjes Antifashite Nacional-Çlirimtare, familje të dëshmorëve e qindra qytetarë. Garda e Republikës ishte aty në krye të detyrës në këtë ditë të shënuar, si dhe për të kujtuar të rënët e saj.