VIZITA E PRESIDENTIT TË AUSTRISË

Në datat 26- 27 Mars, Presidenti i Austrisë, Z. Alexander Van der Bellen, zhvilloi një vizitë dyditore zyrtare në vendin tonë. Si Personalitet i Lartë Shtetëror homolog u sigurua, që prej mbërritjes së tij në Shqipëri, nga Garda e Republikës.
Pas takimit të zhvilluar me kreun e shtetit shqiptar, Presidentin Z. Bajram Begaj, Z. Van Der Bellen kreu homazhet e rastit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në këtë ceremoni, u shoqërua edhe nga Drejtori i Përgjitshëm i Gardës së Republikës, Drejtues Madhor Gramos Sako.