VIZITA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, shoqëroi ditën e sotme, Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, sipas protokollit zyrtar të shtetit.

Z. Steinmeier ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, ku pritet të zhvillojë takime me personalitetet e lartë shtetërore të Shqipërisë. Forcat e sigurisë së Gardës së Republikës janë përgjegjëse për sigurinë e Presidentit Steinmeier gjatë gjithë qëndrimit të tij në vendin tonë, që prej pritjes ceremoniale në aeroportin “Nënë Tereza”, deri në largimin e tij.