- VKM nr. 511, datë 30.8.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për transferimin e punonjësve të Gardës së Republikës në struktura të tjera me gradë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike”;
- VKM nr. 510, datё 30.8.2023 “Për përcaktimin e masës ditore të përfitimit dhe procedurës së kompensimit për strehim për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”;
- VKM nr. 468, datë 26.7.2023 “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”;
- VKM nr. 688, datë 18.11.2021 “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- VKM nr. 201, datë 7.4.2023 “Për përcaktimin e procedurave të trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Gardës së Republikës”;
- VKM nr. 879, datë 27.12.2022 “Për procedurat, rregullat dhe mënyrën e ekuivalentimit të gradave ushtarake me gradat e Gardës së Republikës së Shqipërisë”;
- VKM nr. 597, datë 13.10.2021 “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”;
- VKM nr. 653, datë 3.11.2021 “Për miratimin e paraqitjes, të formës dhe të specifikimeve teknike të gradave, si dhe përcaktimin e simboleve, të uniformës, të shenjave dalluese dhe normave të veshmbathjes së punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë”;
- VKM nr. 652, datë 3.11.2021 “Për përdorimin e mjeteve lëvizëse motorike dhe të mjetevetë blinduara për shërbime të veçanta të Gardës së Republikës së Shqipërisë e përcaktimin e ngjyrës dhe të shenjave dalluese të tyre”;
- VKM nr. 549, datë 29.9.2021 “Për miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese, të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë”;
- VKM nr. 548, datë 29.9.2021 “Për miratimin e rregullave dhe të procedurave të detajuara për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”.