Sot, Komandanti i Gardës së Republikës, Gjeneral Gramos Sako nënshkroi marrëveshjen e donacionit të pajisjeve të palestrës me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Z. Zhou Ding. Ky takim u zhvillua në ambientet e Komandës së Gardës. Në takim ishte po ashtu i pranishëm edhe Atasheu Ushtarak kinez. Gjatë takimit të kortezisë u theksua bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy shteteve dhe mbështetja që Ambasada kineze në Shqipëri do të jetë e gatshme t’i ofrojë Gardës edhe në vijim. Komandanti sqaroi rëndësinë e këtij donacioni në zhvillimin fizik dhe profesional për punonjësit e sigurisë.
Takimi u përmbyll me një fotografi përkrah heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.