Njoftim për aplikim për kredi me interes 0%

Në zbatim të urdhrit nr. 119, datë 11.7.2024 të Ministrit të Brendshëm “Për ndarjen e kuotave të kredive të reja të Ministrisë së Brendshme për institucionet e varësisë, për trajtimin e punonjësve me krdi të lehtësuar”, ju njoftojmë se për punonjësit e Gardës së Republikës me status të veçantë sipas ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, janë vënë në dispozicion 15 (pesëmbëdhjetë) kuota për vitin 2024. Të gjithë punonjësit e interesuar për të përfituar nga këto kuota, duhet të ndjekin procedurën e aplikimit të shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme (Apliko për kredi me 0 interes për shtëpi deri në 14 gusht), në rubrikën Njoftime.
Afati përfundimtar për aplikimet është deri në datën 14 gusht 2024.
Dokumentacioni i nevojshëm që ngarkohet nga aplikanti nëpërmjet sistemit e-albania:
– Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
– Vërtetim negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
– Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).