Tetori rozë në Gardë

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një sëmundje që prek miliona gra në të gjithë botën. Ky muaj i dedikuar ka për qëllim të sensibilizojë dhe të edukojë publikun për rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes për të gjithë ata që po luftojnë me këtë sëmundje.

Sensibilizimi gjatë Tetorit Rozë është jetik për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e kryerjes së mamografisë dhe ekzaminimeve të tjera parandaluese, të cilat mund të shpëtojnë jetë duke zbuluar kancerin në fazat e para. Përmes fushatave të shumta, ngjarjeve dhe aktiviteteve informuese, ky muaj i fton të gjithë që të jenë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre dhe të mbështesin ata që po përballen me sfidën e kancerit të gjirit.

Kjo periudhë është gjithashtu një mundësi për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj të prekurve, duke kontribuar në fondacione që mbështesin kërkimin shkencor dhe përmirësimin e trajtimeve.

Në kuadër të këtij sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi, si çdo vit paraardhës, Garda e Republikës organizoi disa aktivitetet me qëllim rritjen e vigjilencës dhe rikujtesën e punonjëseve të institucionit për të kryer kontrollet periodike të rastit. Po ashtu, Sektori i Shëndetësisë organizoi një takim të dedikuar grave, përgjatë së cilit u shpjeguan detaje të rëndësishme mbi identifikimin nëpërmjet ekzaminimeve, parandalimin dhe kurimin e sëmundjes shpeshherë vdekjeprurëse të kancerit të gjirit. Nën moton e Tetorit Rozë, “Le të bashkohemi për një qëllim të përbashkët: të luftojmë kancerin e gjirit dhe të përhapim shpresë për të ardhmen”, u përmbyll fushata sensibilizuese.