Aktivitete me rastin e festës së Gardës

Me rastin e kremtimit të 96-vjetorit të krijimit të Gardës së Republikës, u zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive me pjesëmarrje të të gjitha strukturave, prej datës 12 deri në datën 24 Qershor, datë kjo që u finalizua me ndarjen e trofeve e çertifikatave për fituesit. Këto aktivitetet përfshinë disiplina sportive si: qitje, futboll e atletikë, duke nxitur kështu frymën e konkurrencës për secilin punonjës me qëllim final, të nxjerrë fitimtare strukturën ku bën pjesë.
Në përfundim:
Në kampionatin e futbollit, vendin e parë e zuri Njësia e tretë kurse i dyti u rendit ekipi i DSOD-së; në garat e qitjeve ekipore, vendin e parë e zuri Njësia Speciale dhe të dytin DSPLSH-ja ndërsa në qitjet individuale fitues rezultoi të jetë punonjësi i Njësisë Speciale Artur Duro me 96 pikë të grumbulluara, në vend të dytë punonjësi Arlind Beraj dhe në vend të tretë Elton Kënga.
Në disiplinën e atletikës kros 5 km në vend të parë u rendit punonjësi i Njësisë Speciale me kohën më të mirë 19.20, Ergys Parreshi.