admin

Analiza Janar-Qershor 2019

Sot, në datën 10 Korrik Garda zhvilloi analizën e punës së gjashtë-mujorit të parë të vitit 2019. Nën kryesimin e Komandantit të Gardës, gjeneral Gramos Sakos, në këtë analizë ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e strukturave.Me anë të analizës u synua të bëhej një retrospektivë mbi veprimtarinë e kryer gjatë gjashtë mujorit të parë […]
Lexo me Shume

Nënshkrimi i marrëveshjes me Ambasadorin, Z. Zhou Ding

Sot, Komandanti i Gardës së Republikës, Gjeneral Gramos Sako nënshkroi marrëveshjen e donacionit të pajisjeve të palestrës me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Z. Zhou Ding. Ky takim u zhvillua në ambientet e Komandës së Gardës. Në takim ishte po ashtu i pranishëm edhe Atasheu Ushtarak kinez. Gjatë takimit të kortezisë u theksua bashkëpunimi […]
Lexo me Shume

Sqarim i Gardës së Republikës për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha

Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, […]
Lexo me Shume

Analiza Vjetore 2018

Në ambientet e Komandës, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Brendshëm, Z.Besfort Lamallari, u zhvillua sot Analiza vjetore e Gardës për vitin 2018. Kjo analizë u zhvillua pas analizave vjetore të kryera në të gjitha strukturat dhe u diskutua mbi objektivat e arritura, problematika të hasura dhe masat që duhet të merren për përmirësimin e punës […]
Lexo me Shume

Fjala e Komandantit me rastin e fillimit të vitit 2019

Të nderuar drejtues dhe efektivë të Gardës së Republikës,Si fillim, dëshiroj t’ju uroj një vit të mbarë, të lumtur dhe me shëndet në çdo familje tuajën. Viti që lam pas ishte i mbushur me sfida për shkak të dinamikave që pati, e hera herës edhe i mundimshëm për misionin e vështirë që ka çdo punonjës […]
Lexo me Shume

Vizita e Ministrit të Brendshëm në Gardë

Sot, në kuadër të prezantimit me Gardën e Republikës, Ministri i Brendshëm, Z.Sandër Lleshaj, zhvilloi një takim me Komandantin e Gardës, Gjeneral Gramos Sako. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtuesit e të gjitha strukturave. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me arritjet e deritanishme, objektivat për të ardhmen dhe problematikat e hasura gjatë […]
Lexo me Shume

Trajnim me Ismet Mehmetin

Në kuadër të trajnimeve dhe rritjes së aftësive profesionale e fizike, Komandanti i Gardës Gjeneral Gramos Sako në bashkëpunim me Shefin e Njësisë Speciale në Gardë, Nënkolonel Simon Zereci, ndërmorën iniciativën për të ftuar për disa ditë Instruktorin e mirënjohur të Arteve Marciale, Zotin Ismet Mehmeti, aktualisht me detyrë instruktor në Policinë e Zvicrës. Duke […]
Lexo me Shume

Marshim në Dajt

Me rastin e festës së 95 vjetorit të Republikës së Turqisë, Ambasada e saj në Tiranë së bashku me Gardën e Republikës ka organizuar një aktivitet me titull ‘Marshimi i Republikës’.Aktiviteti është organizuar në malin e Dajtit me pjesëmarrës punonjës të Ambasadës, punonjës të zyrës së Atasheut të Ushtrisë së Turqisë në Tiranë, të ftuar […]
Lexo me Shume

Njoftim

Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së datës 1 Tetor 2018, në ambientet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të Institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e […]
Lexo me Shume

Lamtumirë mik!

Ka momente në jetën e njeriut kur nuk mund të bëhesh dot i fortë sa duhet. E tillë ishte dita kur punonjësit e Gardës mes lotësh e dhimbjes i dhanë lamtumirën e fundit Major Martin Nikës. Miku i të gjithëve, ushtaraku i përkushtuar, familjari model, Martin Nika e humbi jetën në mënyrë tragjike natën e […]
Lexo me Shume