Ceremonia e certifikimit të kursantëve

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Drejtues Madhor Ermal Onuzi, mori pjesë në certifikimin e kursantëve, që përfunduan Kursin e Formimit të Përgjithshëm për punonjës të rolit bazë. Ceremonia e ndarjes së certifikatave u zhvillua në Qendrën e Formimit Profesional të Gardës së Republikës. Kursi u zhvillua në periudhën nga data 14.10.2024 deri më 13.12.2024.

Disa prej leksioneve, të zhvilluara përgjatë këtij kursi u mbështetën me pedagogë nga stafi akademik i Kolegjit Profesional të formimit policor, në Akademinë e Sigurisë.

Pas procedurës së konkurrimit, të shpallur publikisht, u përzgjodhën për të filluar kursin 37 konkurrentë dhe vetëm 29 prej tyre e përfunduan me sukses.

Drejtori i Përgjithshëm uroi të gjithë kursantët për sukese të mëtejshme në këtë mision të përbashkët, për të qenë kontribues në shkrimin e historisë së institucionit.

Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit, Arian Sopiqoti, së bashku me drejtuesit dhe stafin e Qendrës së Formimit dhe Kualifikimit të Gardës.