Garda e Republikës, si çdo vit tjetër, u sensibilizua duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë në datat 20-21 Shtator. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, shumë punonjës të Gardës shprehën vullnetin dhe dëshirën për të dhuruar gjak duke u solidarizuar me këtë nismë. Drejtori i Përgjithshëm i bëri thirrje çdo punonjësi, i cili ishte në kushte shëndetësore të përshtatshme, për t’iu bashkuar nismës humanitare për të mbështetur njerëzit në nevojë për gjak dhe veçanërisht fëmijët talasemikë.
Solidariteti dhe tradita e Institucionit për dhurimin rregullisht të gjakut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.