Drejtori i Përgjithshëm

Me urdhër nr. 96, datë 31.5.2024 të Ministrit të Brendshëm “Për caktimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë për ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, Drejtues i Parë Sami Kuti caktohet për ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Z. Sami Kuti është lindur në Shkodër, më 7.4.1969. Në vitin 1992 përfundon arsimin e lartë në Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej” dhe titullohet oficer në Gardën e Republikës. Përgjatë karrierës gati 30 vjeçare në Gardën e Republikës ka mbajtur funksione të ndryshme si; Shef Kazermimi, Shef i Sektorit të Veshmbathjes, Shef i Sektorit të Logjistikës, Kryetar i Degës së Mbështetjes me Logjistikë, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse dhe në Shkurt 2024 emërohet në funksionin Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Mban gradën Drejtues i Parë.
Në vitin 2010 ka përfunduar arsimin pasuniversitar në Akademinë e Mbrojtjes, Master i Nivelit të parë “Studime në fushën e mbrojtjes”. Zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frengjisht, të certifikuara në Bruksel, Belgjikë. Ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e sigurisë si; Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kursi për Drejtues i Parë, etj.
Në vitin 2010 është vlerësuar nga Presidenti i Republikës i kohës, Z. Bamir Topi, me medaljen “Për shërbime ushtarake”, me motivacionin “për punë me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbimet logjistike mbështetëse për strukturat operative në kryerjen e detyrës për ruajtjen e sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore”. Vlerësime shumë të mira pune ka patur përgjatë të gjithë karrierës në Gardën e Republikës.