Të nderuar punonjës dhe ish punonjës të Gardës së Republikës,
Sot, me rastin e kremtimit të ditëlindjes së 96-të të Gardës së Republikës, dëshiroj të uroj secilin prej jush të gëzoni çdo sukses të arritur deri më tani e të urojmë për shumë të tjerë në vijim.
Në vitet e rrugëtimit historik të Gardës, të gjithë ne së bashku që jemi sot, por padyshim edhe të gjithë ata që ishin dje, kanë kontribuar për të ndërtuar një institucion sigurie, për të cilin ndjehemi krenarë!
Kjo është një ditë për të festuar arritjet tona të përbashkëta dhe duartrokitur çdo përpjekje që bëni në përditshmëri për të rritur standardet e punës në drejtim të sigurisë, me gjithë sfidat e hasura.
Dëshiroj gjithashtu, në mënyrë të veçantë, të shpreh personalisht mirënjohje e respekt edhe për brezat paraardhës, të cilët punuan e sakrifikuan në mënyrë të pakursyer, për të përmbushur misionin e Gardës, e për të shtruar rrugën e së tashmes. Në këtë frymë, është detyrimi ynë moral që të bëjmë më të mirën tonë në mënyrë që rruga e së ardhmes së Gardës, për brezat që do të pasojnë, të jetë edhe më ndritshme duke u shtruar cilësisht dhe në përafrim me institucionet homologe të vendeve më të zhvilluara ndërkombëtare.
Jetë të gjatë Gardës së Republikës!
Zv.Drejtori i Përgjithshëm,
Drejtues i Parë Sami Kuti