Në vijim të bashkëpunimit rezultativ mes Gardës së Republikës dhe Akademisë së Sigurisë, e nën kujdesin e veçantë të Rektorit të AS, Z. Ilirjan Mandro, në perudhën 17-30 Maj 2023 u zhvillua kursi për formimin e instruktorëve të armëve të zjarrit. Në këtë kurs morën pjesë 5 punonjës nga strukturat e Gardës së Republikës.
Në aspektin teorik, fokusi i këtij trajnimi konsistoi në njohjen e kursantëve me legjislacionin dhe komptencat përkatëse për përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit; rregullat e mbajtjes, përdorimit dhe sigurisë së armëve e zjarrit; aftësimit për drejtimin e qitjeve luftarake, me qëllim aftësimin e secilit në cilësinë e instruktorit të armëve të zjarrit. Në aspektin praktik u realizuan qitje në grup me fishekë luftarakë me armët e zjarrit.
Në përfundim të këtij kursi, punonjësit pjesmarrës të Gardës së Republikës u çertifikuan në ceremoninë e çertifikimit, në të cilëm morën pjesë, Rektori i AS-së, Prof. Ilirjan Mandro, Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit në Gardën e Republikës, Drejtues i parë Vasil Dode, Drejtori i Kolegjit Profesional të Formimit Policor, Drejtues Mithat Tola.