Mirënjohje

Një përcjellje me mirënjohje!
Të tillë mund ta quajmë përfundimin e karrierës së punonjësit Vilson Serjani.
Vitet ikin si pa kuptuar kur i kushtohesh punës e detyrës dhe vjen momenti kur duhet të përshëndetesh me ata që ke ndarë sukseset dhe vështirësitë, ditët e bukura por edhe momentet e vështira. E tillë është rruga e Vilsonit i cili sot mbushi 65 vjeç. Cili nuk do ta dëshironte një finale të tillë, ku shokët e kolegët përloten nga ndarja.
Ishte viti i mbrapshtë 1997 kur Vilsoni erdhi në Gardë. Shumë shpejtë ata që punonin me të e panë se do kishin në krahë jo vetëm një njeri të devotshëm por edhe një shok e këshillues të mirë. Janë shumë sot ata që ia kushtojnë Vilsonit ose Cones, siç i thërrasin kolegët, një pjesë të arritjeve. Na ka folur si prind thonë më të rinjtë.
Në një ceremoni të thjeshtë vlerësuese, Komandanti i Gardës i akordoi Vilsonit certifikatën e mirënjohjes me motivacionin, “Për kontributin e dhënë në vite për Gardën e Republikës”. Ishte emocionues shtrëngimi i duarve me Vilsonin.
Të duam përsëri këtu me urtësinë dhe këshillat e tua Cone.