Më shumë se për kontributin sot kemi nevojë për modelin e Hysës.
Dhe modeli i Hysës vlen të përgjithësohet. Në një ceremoni të thjeshtë, Drejtori i Përgjithshëm, nderoi me certifikatën e mirënjohjes Hysni Hushën, me rastin e daljes në pension.
Hysa, siç e kemi thirrur, la gjurmë aty ku shërbeu. Mjeshtër i eskortave dhe hapjes së rrugës, i papërtuar dhe i palodhur.
Kolegë֝t që kanë punuar me Hysën e portretizojnë si njeriun që nuk bën kompromis me detyrën.
Sot, kur mosha bën të vetën dhe duhet të kalojë në një faze tjetër, në pension, i urojmë Hysës jetë të gjatë dhe shëndet. Mos harro se kemi nevojë për përvojën tënde.