PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ESTONISË NË SHQIPËRI

Presidenti i Republikës së Estonisë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë dyditore në vendin tonë. Kjo ishte vizita e parë që kreu i Estonisë zhvillon në Shqipëri.
Pas takimit me Presidentin Begaj, Presidenti Z. Alar Karis, kreu homazhet e rastit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, i shoqëruar në shenjë nderimi edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Drejtues Madhor Gramos Sako.
Bazuar në parashikimet ligjore, siguria e Presidentit të Estonisë u realizua nga strukturat e Gardës gjatë të gjithë qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.