PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), të ndryshuar Autoriteti Publik (Garda e Republikës së Shqipërisë, në vijim “GRSH”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). Garda e Republikës publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të Gardës së Republikës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Gardës së Republikës. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit Garda e Republikës vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Garda e Republikës.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, Garda e Republikës mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Programi i Transparencës është miratuar me Urdhër nr. 707, datë 30.11.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm “Për miratimin e programit të Transparencës së rishikuar të Gardës së Republikës së Shqipërisë”
Struktura organizative/Organigrama:
Struktura e Gardës së Republikës është miratuar me Urdhrin nr. 43, datë 16.02.2024 të Ministrit të Brendshëm.
Struktura e Pagave:
Struktura e pagave për secilin funksion në Gardën e Republikës është e përcaktuar në nenin 48, pika 1 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” dhe në Vendimin nr. 688, datë 18.11.2021 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.(struktura e pagave tabela)
Funksionet dhe detyrat e GRSH:
Garda e Republikës fuksionin bazuar në ligjin e saj organik 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Neni 7 i ligjit 33/2021 parashikon detyrat e GRSH. Ajo është përgjegjëse për garantimin e sigurisë së personaliteteve shtetërore dhe objekteve në ruajtje.
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre:
Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës është autoriteti më i lartë ekzekutiv, organizativ, administrativ dhe operacional, i cili përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për përmbushjen e misionit të Gardës. Ai emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit. Kompetencat dhe detyrat e Drejtorit të Përgjitshëm parashikohen në nenin 16 të ligjit 33/2021 dhe Vendimin nr.777, datë 15.12.2021 “Për miratimin e Rregullores së Gardës së Republikës së Shqipërisë”.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të GRSH për të marrë vendime
- Për të drejtën e informimit
- Për mbrojtjen e të dhënave personale
- Për njoftimin dhe konsultimin publik
Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi që normojnë punën në administratën publike dhe në Gardë. Garda organizohet në struktura hierarkike në nivel drejtorie të përgjithshme, zëvendësdrejtor i përgjithshëm, drejtorie, sektori, seksioni. Drejtuesit e strukturave, sipas hierarkisë, përgjigjen për përmbushjen e përgjegjësive për zbatimin e procedurave standarde të punës në strukturat përkatëse dhe për zbatimin e rregullave të përcaktuara Rregulloren e Gardës.
Vendimarrjet për:
- të drejtën e informimit merren në përputhje me ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- mbrojtjen e të dhënave personale në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e GRSH (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve):
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik drejtuar autoriteteve publike, në përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm, sikurse edhe të ankesave që lidhen me veprimet ose mosveprimet e GRSH. Për të dërguar një kërkesë ose ankesë, mund të përdorni postën elektronike [email protected] ose t’a nisni atë në adresën:
“Garda e Republikës së Shqipërisë,
Rr. e Elbasanit, pranë Pallatit të Brigadave, Tiranë”.
Orari: e hënë – e premte prej orës 08:00 – 16:00.
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
– Legjislacion ndërkombëtar (nuk ka informacion)
– Legjislacion kombëtar
– Akte nënligjore
– Kodi i sjelljes
– Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit*
Shënim: GRSH nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
– Strategji
– Plani i Integritetit
– Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e GRSH dhe që prek publikun (nuk ka informacion)
Koordinatori: Vilma Karapici
– E-mail [email protected] / [email protected]
– Adresa: Rr. e Elbasanit, pranë Pallatit të Brigadave, Tiranë
– Orari: E hënë – E premte: 08:00 – 16:00
– Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
– Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nuk ka informacion);
– Raporte monitorimi/auditimi të KLSH
-Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së GRSH
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara (sipas viteve)
– Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset (sipas viteve)
– Donacione, sponsorizime (sipas viteve) (nuk ka informacion)
– Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara*
Shënim: Garda e Republikës nuk tarifon pagesë për shërbimet e saj.
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
– Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
Regjistri i realizimeve dhe donacionet (sipas viteve)
shënim: nuk ka informacion
– Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
– Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
– Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Lista e Shërbimeve* që ofron GRSH, përfshirë tarifat, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit:
Shënim: Garda e Republikës së Shqipërisë nuk lëshon dokumentacion si liçenca, autorizime, etj,.
– Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të GRSH*
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Shënim: Garda e Republikës nuk ka iniciativë të dretjpërdrejtë për propozimin e akteve ligjore.
– Lista e dokumenteve që administrohen nga GRSH me afatet e ruajtjes
– Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto) (GRSH disponon kopje fizike)
– Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar
– Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për GRSH që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe
përgjigjet)(Shënim: nuk ka informacion)
– Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga GRSH*
– Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve* – Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
– Procedura e ankimimit*
Shënim: GRSH nuk e ofron këtë shërbim.
– Informacionet dhe dokumentet më të kërkuara
– Njoftime të ndryshme
– Njoftime për procedurat e rekrutimit
– Raporte
– Bashkëpunime etj. (nuk ka informacion)
Shënim: GRSH vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh