Stërvitja fizike periodike është një komponent i rëndësishëm në formimin e punonjësve të Gardës, e cila ndihmon në rritjen e profesionalizimit të tyre në aspektin tërësor.
Si çdo vit, bazuar në planin vjetor të stërvitjes, në periudhën e dimrit punonjësit e strukturave të Gardës kryejnë stërvitje dimërore duke zgjedhur terrene të vështira dhe që kërkojnë një përgatitje të lartë fizike e po ashtu psikologjike për t’u përballuar. Këtë vit, ata zgjodhën ngjitjen e malit të Dajtit, duke arritur në pikën më të lartë të tij. Vlejnë për t’u veçuar punonjësit e Njësisë Speciale, të cilët duke marrë parasysh kushtet e motit me temperatura të ulëta, nën zero, e përballuan këtë stërvitje më së miri, duke realizuar kështu edhe një objektiv të shtuar në zinxhirin e sukseseve të nisura për 2023.
Një pjesë të stërvitjes mund t’a ndiqni në videot më poshtë: