Bazuar në nenin 10, pika 2, të Udhëzimit nr. 102, datë 5.6.2024 të Ministrit të Brendshëm “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës”, Garda e Republikës njofton se Ministria e Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Afati i dorëzimit të aplikimit është deri në 26 Qershor 2024.
Për të gjitha detajet, klikoni mbi këtë link ose vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme: Thirrje për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në adresën postare të Ministrisë së Brendshme ose në adresën elektronike [email protected].