Të nderuar punonjës të Gardës së Republikës,
Kjo është një kohë ripërtëritjeje, një mundësi për të festuar, kujtuar gëzimet dhe hidhërimet e rrugës që na solli këtu dhe për të projektuar mundësitë e gjithçkaje që na pret. Është pikërisht koha, të cilën ne e lëmë shpresën tonë të ndriçojë rrugën që na pret përpara.
Fillimi i një viti të ri na bën të reflektojmë me mirënjohje që kishim kurajon t’i bënim ballë vështirësive dhe të hapim fletën e kapitullit të ri me entuziazmin për tu përmirësuar në vijueshmëri. Pragu mes fundvitit dhe fillimit të atij të ri është koha e përkryer për të riorganizuar qëllimet tona të përbashkëta dhe për të punuar në arritjen e tyre. Është koha e vitit që na kujton të gjithëve se edhe pse nuk ia dolëm mjaftueshëm vitin e kaluar, ka shumë më tepër për të arritur dhe me siguri do të përmbushim çdo objektiv në 365 ditët e ardhshme.
Shumë prej nesh, veçanërisht gjatë këtij viti që po mbyllim, kemi pasur shumë nevojë për një fillim të ri.
Ka punë të vështirë përpara, por ne kemi qenë gjithmonë më të fortë se sfidat me të cilat jemi përballur. Së bashku, do ta bëjmë këtë vit më të ndritshëm dhe më të bukur çdo ditë të tij. Dhe në këtë vit të ripërtëritjes, ne të gjithë do të gjejmë forcën dhe kurajon për të lënë pas të gjitha hijet gri që mbartëm gjatë 2021.
Të nderuar kolegë, dëshiroj e uroj për secilin prej jush ditë të lumtura, shëndet dhe begati. Suksesi qoftë bashkëudhëtar me ju!
Gëzuar 2022!