Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Z. Ilham Aliyev, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila ishte e para e presidentit në vendin tonë. Kreu i shtetit të Azerbajxhanit, u prit në ceremoninë e rastit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Bajram Begaj.
Sipas protokollit zyrtar të shtetit, Z. Aliyev zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke vënë kurorë në emër të tij në monumentin “Nënë Shqipëri”, i shoqëruar në ceremoninë e rastit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Drejtues Madhor Gramos Sako.